Fier, gropë septike për kafshët e mbytura

04/02/2015 00:00

Zona më e goditur është në Darzezë, fshat i komunës Dërmenas në Fier.

Banesat atje janë të gjitha nën ujë dhe dëmet në bujqësi dhe blektori janë shumë të mëdha, ndërkohë që banorët bëjnë thirrje për ndihmë për t’u furnizuar me ushqime për blektorinë që ka mundur të shpëtojë gjallë.

Shtabi i Emergjencës së Preferkturës së Fierit ka shpërndarë 150 pako për familjet në nevojë.

Ndërkohë do të hapet një gropë septike për kafshën e ngordhura, pasi qëndrimi i tyre në sipërfaqe të tokës mund të jetë një rresik për epidemi. Nga ana e autoriteteve do të ofrohen kimikatet e duhura për gropën septike dhe zonën rreth saj.

Top Channel