Refuzon të qeshë për të mos u plakur

04/02/2015 00:00

Thonë që e qeshura të zgjat jetën, por një 50-vjeçare refuzon të qeshë prej rreth katër dekadash dhe të gjithë këtë e bën për të shmangur rrudhat plakjen.

Tess Christian është nëj 50-vjeçare që thotë se ka rreth 40 vjet që refuzon të qeshë, një metodë që ajo e cilëson si alternativë natyrale e botoksit.

“Nuk kam rrudha sepse kam trajnuar veten për të kontrolluar muskujt e fytyrës. Të gjithë më pyesin nëse kam përdorur botoksin. Por unë e di që pamja ime është falë faktit që nuk kam qeshur që prej adoleshencës dhe përkushtimi im është vlerësuar; sot nuk kam asnjë rrudhë të vetme”, thotë ajo.

Në fakt edhe mjekët dermatologë pohojnë se sa më pak shprehi në fytyrë, aq më pak rrudha krijohen me kalimin e viteve.

“Mund të jetë një teknikë efektive kundër plakjes së lëkurës. Rrudhat krijohen si pasojë e sforcimit konstant të muskujve në fytyrë. Nëse mund të trajnosh veten për të minimizuar shprehitë, nuk do të kesh shumë rrudha”, thotë nick Lowe, dermatolog.

Mes të famshëmve, Kim Kardashian në një postim në rrjetet sociale thotë se nuk para qesh shumë për të shmangur rrudhat, ndërkohë që një tjetër emër, Victoria Beckham-in është e vështirë ta qesh ndonjëherë duke qeshur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel