Lyhet me të kuqe dhe pret hundën për t’u dukur si Red Skull

04/02/2015 00:00

Një burrë nga Venezuela e ka modifikuar në ekstrem fytyrën e tij në mënyrë që të ngjajë sa më shumë me të keqin e novelave grafike Red Skull (Kafka e Kuqe).

37-vjeçari Henry Damon ka vendosur implante në ballë dhe ka prerë një pjesë të hundës për t’u dukur si armiku i Kapiten Amerikës. Gjithashtu, ai ka nxirë të bardhën e syve dhe fytyrën e ka lyer me të kuqe.

Një shok i tij thotë: “Ai i adhuronte librat me superheronj që kur ishte i vogël dhe gjithmonë ëndërronte të ishte Kafka e Kuqe.”

Personi që i ka bërë modifikimet Damonit shprehet: “Henry është një djalë, bashkëshort dhe prind i shkëlqyer, i cili ka një shije ekstreme për modifikimin trupor. Modifikimi është hapi i fundit i artit trupor.”

Transformimi i 37-vjeçarit në Kafkën e Kuqe nuk ka mbaruar ende. Shumë shpejt ai do të vendosë implante në mollëza dhe mjekër për t’u quajtur me plot gojën nga të gjithë RED SKULL.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel