Marsi njihet ndryshe edhe si “Planeti i kuq”, ngjyrë që i faturohet pranisë në sasi të mëdha të dioksidit të hekurit në këtë planet.

Por përtej të kuqes mbizotëruese, në Mars ka edhe ngjyra të tjera. Ka ngjyrë gri dhe të zezë si mbetje e të kaluarës vullkanike të këtij planeti.

Instituti Kombëtar i Astrofizikës në Itali thotë se pas analizave të një guri të vogël meteoriti të rënë në Marok arriti në përfundimin se ky gur është me prejardhje marsiane. Në të janë gjetur gjurmë që flasin për një aktivitet të fortë vullkanik, aq sa e kanë hedhur në hapësirë.

Planeti i katërt në sistemin tonë diellor është bërë objekt studimesh të shumta. Në të janë drejtuar disa misione, ku më i suksesshmi deri më tani përllogaritet ai i NASA-s, Curiosity që ka sjellë në Tokë imazhe nga sipërfaqja e Marsit.

Top Channel