Paul McCartney “tradhëton” Rihanna-n me Lady Gaga-n

04/02/2015 00:00

Pas “FourFiveSeconds” Paul McCartney “tradhëton” Rihanna-n me ‘armiken’ më të madhe të saj, Lady Gaga-n.

Këngëtarja amerikane publikoi në Instagram një foto të sajën me 72-vjeçarin duke paralajmëruar një bashkëpunim.

“Kaloj shpesh momente të bukura me mikun time. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur më mori në telefon vitin e kaluar për të shprehur interesin për një bashkëpunim dhe m’u betua sepse unë mendoja mos bëhej fjalë për një shaka”, shkruan ajo.

Ylli i “Poker Face” thotë më tej se po punon me një prej shumë projekteve që ka Sir Paul McCartney, pa dhënë detaje të mëtejshme, ndërkohë që pas kësaj, Rihanna-s s’i mbetet gjë tjetër veçse të kapërdijë ndarjen e talentit të Paul McCartney me rivalen e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel