Një punonjës i një morgu në Ganë ka thënë në një intervistë televizive se ka bërë seks me trupat e femrave të vdekura duke shtuar se nekrofilia është pjesë e trajnimit për punën.

Sharkur Lucas deklaroi se asnjë femër nuk pranonte të dilte me të për shkak të punës së tij, kështu që ai kryente marrëdhënie seksuale me të vdekurit.

“Doja të martohesha, por vajzat nuk më afroheshin pasi nuk i pëlqente fakti që punoja në morg. Kënaqja veten në punë pasi jashtë saj asnjëra nuk më afrohej”, u shpreh Lucas për Adom TV.

Ai theksoi se punëdhënësit e tij i kërkonin që të shkonte me kufomat si pjesë e trajnimit të punës: “Nëse ti e bën me një kufomë, atëherë nuk do të kesh më frikë nga të vdekurit.”

Që nga transmetimi i kësaj interviste, Sharkur Lucas është pushuar nga puna.

Top Channel