Energjia, Gjiknuri: 50% e konsumatorëve, të ekspozuar nga çmimi i importit

04/02/2015 00:00

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri thotë se 50 % e konsumatorëve të
energjisë elektrike janë aktualisht të ekspozuar ndaj çmimeve të
importit dhe atyre të HEC-eve private që kanë qenë 10 % më të larta se
importi, pasi kaskada e Drinit përballon vetëm gjysmën e tyre.

Kjo, sipas Gjiknurit e bën të nevojshëm liberalizimin e tregut të energjisë për konsumatorët e mëdhenj edhe se për këtë do të kërkohen paralelisht investime të rëndësishme në sektor.

“Kaskadatat duke qenë asete të popullit, do të mbulojnë kryesisht konsumin urban dhe pjesa tjetër të ketë dalë jashtë këtij sistemi apo nga prodhuesit e pavarur të energjisë në vendin tonë”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit të Energjisë në këtë proces do të ndihmojë edhe lidhja e Shqipërisë me rrjetet e interkonjeksionit si ai me Kosovën që nis punën në 2016, Malin e Zi, Maqedoninë, përmirësimi i rrjetit të jugut, unazës së Tiranës etj.  

Top Channel