Ulet sipërfaqja e tokës së përmbytur

04/02/2015 00:00

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Brendshme bën të ditura shifrat zyrtare të përmbytjeve në të gjithë vendin.

Rreth 17 mijë hektarë tokë, ku përfshihen tokë bujqësore dhe zona të banuara kanë qenë nën ujë;  Rreth 5 mijë hektarë tokë, ku përfshihen vetëm shtëpi dhe zona të banuara, dhe ku janë përqendruar operacionet e ndihmës për banorët janë nën ujë;  Mbi 600 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.

“Për familjet e evakuuara janë krijuar mundësitë e strehimit në bazën e Bunavisë dhe në konviktet e shkollave të qytetit të Vlorës dhe Fierit. Por pjesa më e madhe e të evakuuarve ka preferuar të shkojë tek të afërmit e tyre në fshatrat përreth, apo edhe të fqinjët, shtëpitë e të cilëve nuk janë në rrezik. Prej ditës së hënë ka nisur shpërndarja e pakove ushqimore për banorët në vështirësi. Deri tani janë shpërndarë më shumë se 2.600 paku ushqimore për familjet në zonat e përmbytura.” – thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.

Sipas Ministrisë në terren për përballimin e situatës së vështirë dhe dhënien e ndihmës për qytetarët në rrezik u përfshinë rreth 2.100 forca dhe qindra mjete.

Top Channel