Topi i finales së Champions League

04/02/2015 00:00

Nuk e dimë ende se kush do e luajë finalen e Champions League në Berlin, por tashmë njohim topin me të cilin do të luhet përballja e madhe.

Dizajni me yjet tradicionale nuk do të mungojë, por topi Adidas i finales do të ketë gjithashtu një pamje të portës së Brandenburgut si dhe një ari të frikshëm.

Champions League do të rinisë në muajin shkurt me fazën e 1/8-ve. Ciftet janë këto: Paris St Germain – Chelsea, Manchester City – FC Barcelona, Bayer Leverkusen – Atlético de Madrid, Juventus – Borussia Dortmund, Schalke 04 – Real Madrid, Shakhtar Donetsk – Bayern München, Arsenal – Mónaco dhe FC Basel – Porto.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel