Sam Raimi dhe Gil Kenan risjellin horrorin e ‘Poltergeist’

04/02/2015 00:00

Një nga klasikët e horrorit të viteve ’80 do të kthehet sërish në ekranin e madh të kinemasë. Bëhet fjalë për ‘Poltergeist’, film që do të ketë regjinë e Gil Kenan dhe producent Sam Raimi.

Ashtu si filmi origjinal i vitit 1982, në filmin e ri do të jetë në qendër një familje prej 3 personash: babai, nëna dhe vajza. Ata shpërngulen në një shtëpi të vjetër në periferi dhe shumë shpejt zbulojnë se diçka nuk shkon me banesën e tyre të re.

Vajza 8-vjeçare shumë shpejt do të tërhiqet në një botë tjetër nëpërmjet televizorit, por në ditët moderne ekranet e televizorëve janë shumë më të mëdhenj, që do të thotë se shpirtrat kanë më shumë mundësi të rrëmbejnë vogëlushen.

Sam Raimi tha për ‘USA Today’: “Filmi origjinal jepte mesazhin se televizioni po na i shkatërron fëmijët. Sot, me celularë dhe tableta në duar, ekranet janë kudo.”

Filmi horror do të shfaqet për herë të parë në korrik të këtij viti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel