Dëmtime në argjinaturën e Selevecit, uji mbi nivelin mesatar

04/02/2015 00:00

Për shkak të reshjeve që kanë risnur me densistet të lartë edhe qyteti i Vlorës mund të rrezikohet nga përmbytja. Në argjinaturën e Selevecit uji ka kapërcyer niveli mesatar.

Kjo argjinaturë është prita e fundit e ujit përpara se të afrohet fillimisht në fshatin Nartë dhe më pas në Vlorë. Gjatë ditës  makineritë e rënda kanë hedhur inerte për të riparuar ato vende ku argjinatura ishte e dëmtuar.

Drejtori i OSHE në Vlorë, Julian Demaj tha se është siguruar energji 24 orë në hidrovorin e Akernisë, për të shmangur çdo lloj emergjence.

“Siç e shihni niveli është pak a shumë në pikën e tij kritike. Ne jemi në kontakt me shtabin e emergjencave që prej orës 5 të mëngjesit, gjithçka e kemi nën kontroll dhe do vijojmë monitorimin e situatës deri në përfundim të kësaj ngjarjeje, që nuk e dimë se sa do të zgjasë”, deklaroi Demaj.

Nëse niveli i uji rritet edhe me 50 centimetra, qyteti i Vlorës dhe fshati Nartë rrezikohen seriozisht nga përmbytja sepse argjinatura e Selevecit shërben si “urë lidhëse” midis lagunës së Nartës dhe Vlorës.

Top Channel