Kupa e Afrikës, Bregu i Fildishtë në finale

04/02/2015 00:00

Bregu i Fildishtë është finalisti i parë i Kupës së Afrikës pasi mundi në gjysmëfinale Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 3-1.

Golat për skuadrën e drejtuar nga francezi Renard u shënuan nga Yaya Toure (20’), Gervinho (41’) dhe Kanon (68’). Goli për modestët kongolezë u shënua nga Mbokani me 11-metërsh (24’).

Në finale, Bregu i Fildishtë do të ndeshet me fituesin e çiftit Ganë-Guine Ekuatoriale, ndeshje që do të luhet të enjten në orën 20:00.

Top Channel