Bulqizë, zjarr në një shkollë, anulohet mësimi

05/02/2015 00:00

Një zjarr ka përfshirë në orët e fundit një shkollë fillore në fshatin Bala të Bulqizës, duke e djegur tërësisht atë.

Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve lokale, zjarri nuk ka shkaktuar viktima, por ka detyruar rreth 40 nxënës që të anulojnë mësimin.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se forcat policore dhe ato zjarrfikëse në vendin e ngjarjes kanë vënë nën kontroll flakët dhe po mbikëqyrin ndërtesën për të verifikuar shkaqet e zjarrit.

Top Channel