Gjirokastër, arrestohet i shumëkërkuari për pengmarrje

05/02/2015 00:00

Policia e qarkut të Gjirokastrës ka vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të së enjtes një person të shumëkërkuar.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Bako Buzheri, i shpallur në kërkim për akuzat e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të një personi.

Sipas burimeve, 30-vjeçari nga Lazarati ka qenë i dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 21 vite burg.

Top Channel