ARRSH: Ja situata nëpër rrugët e vendit

05/02/2015 00:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të
Transportit Rrugor kërkojnë kujdes në qarkullimin e mjeteve në akset
kryesore në vend, për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të fundit,
por edhe për shkak të fillimit të reshjeve të borës e ngricës në disa
zona të tjera të vendit.

Raportohet se në aksin Librazhd-F.Stude ka rreth 40 centimetër debore dhe po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit, ndërsa nga F.Studa në Steblevë, segmenti është pjesërisht i bllokuar.

Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan.

Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.
Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Ne segmentin Shelcan – Gjinar qarkullimi behet me zinxhire.

Në Berat, në aksin Ura e Pilzes –Corovode ka pasur renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”.

E rënduar vijon gjendja në Vlorë, ku janë bllokuar aksi i vjetër Levan-Vlorë, nje pjese e aksit  Vlore – Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjoses. Ne Autostraden Levan-Vlore, kane ndodhur dy demtime si pasoje e rreshjeve. E para ka ndodhur ne krahun e majte te rruges ne drejtim te Vlores.Ka shkare traseja, por pa prekur pjesen kaluese te Autostrades. Problemi i dyte ka ndodhur te Ura e Mifolit, ku eshte demtuar mbushja pas shpatulles se ures.Ndërsa në Fier, vijon pastrimi i autostradës nga mbetjet që kanë lënë vërshimi i ujërave dhe reshjeve të mëdha të ditëve të fundit.

Kujdes i kërkohet të bëjnë drejtuesit e mjeteve në Llogora, për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.

Në Ersekë në akset Erseke – Çarshove  dhe  Korce-Dardhe, rekomandohet  qarkullimi me zinxhirë, për shkak të reshjeve të borës.

Top Channel