Hakmerret ndaj krokodilit gjigant

05/02/2015 00:00

Një burrë, gruaja shtatzënë e të cilit u gëlltit nga një krokodil
gjigant, u vu në kërkim të tij deri sa e gjeti dhe e vrau disa muaj më
vonë.

Mubarak Batambuze, një peshkatar nga Uganda, është quajtur hero nga fqinjët e tij pasi arriti të hakmerrej ndaj bishës rreth 3, 5 metër të gjatë që rrëmbeu bashkëshorten e tij shtatzënë teksa mbushte ujë në liqen. 50-vjeçari u vu në kërkim të krokodilit, i vendosur për hakmarrje dhe u ndesh për 90 minuta me të përpara se ta vriste.

Batambuze u dëshpërua dhe u ndje i pashpresë pas vdekjes së bashkëshortes së tij disa muaj më parë. Ajo ishte 8-muajshe shtatzënë kur u sulmua nga krokodili, i cili e mori me vete trupin e saj duke mos i lënë asnjë shenjë pas 50-vjeçarit për të kujtuar njeriun e dashur.

Mediat lokale raportonin se krokodili ishte mjaft i rrezikshëm dhe kishte arritur të hante 6 gra dhe fëmijë që kishin shkuar për të mbushur ujë në të njëjtin vend me gruan fatkeqe të peshkatarit 50-vjeçar, në bregun e liqenit Kyiga, në Uganda, por banorët nuk kishin mundur të bënin asgjë për të shpëtuar prej tij.

Këtë muaj, edhe pse ende në zi për humbjen e bashkëshortes, Batambuze vendosi të çonte në fund hakmarrjen e tij. Ai thotë se arriti ta vriste krokodilin përmes një shtize të bërë posaçërisht për këtë rast pas një dyluftimi për jetë a vdekje

Top Channel