Me tre betime të ndryshme,një me Bibel për deputetët besimtarë
ordodoksë, një me Kuran per tre deputetet myslimane dhe një të tretë,
betim politik për shumicën e ligjvënësve të partise Syriza, ka filluar
punimet parlamenti i ri grek pas zgjedhjeve te 25 janarit qe sollen ne
fuqi Radikalet e Majte ne nje koalicion qeveritar me partine e djathte
Greket e Pavarur.

E veçanta e parlamentit te ri 300 vendesh eshte se perbehet nga 134 deputete te rinj. Numri i grave megjithese eshte shtuar me 8 me teper , mbetet perseri i ulet, 69 gjithsej ose 23% ,ndersa ne pamjet televizive tashme jane me dhjetera deputete  te partise Syriza qe nuk mbajne kravata,nen shembullin e liderit te tyre, Kryeministrit grek Aleksis Tsipras. Leje per t’u betuar kane marre nga organet perkatese edhe deputetet e AA qe jane ende ne burg ne pritje te gjyqit te tyre.

Deputete do te zgjedhin ne oret e ardheshme kreun e Parlamentit, qe do te jete deputetja e Syrizes Zoi Konstandopoulou, gruaja e dyte qe merr nje post te tille ne historine greke. Ndersa si detyra te para te ligjvenesve do te jene zgjedhja e presidentit te ri te vendit dhe miratimi i planit qeveritar qe do t’u paraqese Kryeministri bashke me votebesimin per kabinetin e tij.

Betimi i parlamentit te ri te Greqise behet ne nje moment aspak te pershtatshem per vendin pasi oret e fundit BQE ka marre vendim te ndaloje shkembimin e  bonove greke nga data 11 shkurt, nje vendim me pasoja per likuiditetin bankar qe kushtezon ne maksimum levizjet e ardheshme te qeverise se re .

Gjithashtu lobimi i Kryeministrit Tsipras dhe ministrit te tij te Financave ne Europe nuk solli frytet e duhura, pasi te gjithe partneret europiane kerkuan nga Athina te respektoje marreveshjen duke kundershtuar reduktimin e borxhit.

Qendrimin me te ashper e mban Berlini qe ka theksuar nepermejt zyrtareve te tij te larte se Gjermania nuk ka frike nje Grexit te mundshem, pra nje dalje te Greqise nga Eurozona.

Kancelarja Merkel duke rruajtur pozicionimin e saj ka deklaruar se nuk sheh nje qendrim te ndryshem te partnereve, ndersa ëolfgang Shcauble ka komentuar se “nje qeveri ka ndryshuar dhe jo gjithe Eurozona”. Edhe nga ana e tij kreu i PE, Martin Schulz ka paralajmeruar ne gazeten gjermane Handelsblatt se ne se Greqia ndryshon marreveshjet ne menyre te njeanshme kercenohet me falimentim.

Nderkohe sipas mediave te huaja Athina ka filluar te dorezoje armet, pasi ka “zbritur nga qielli me kembet ne toke” dhe po sheh se si eshte realiteti.

Pas dy ditesh relativisht te mira edhe bursa greke ka filluar me nje renie gati 9.5%  dhe klima ne tregje per Greqine karakterizohet nga pasiguria e madhe.

Top Channel