Ahmetaj takon homologen serbe: Projekte të përbashkëta rajonale

05/02/2015 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, në një konferencë me
homologen e tij serbe, Milajloviç, u shpreh se janë duke u përgatitur
një sërë projektesh rajonale të përbashkëta.

“Biseduam me ministren për një sërë projektesh dhe ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal. Vizita e ministres në Tiranë është në kuadër të nismës së Berlinit, ky fjala kyce e këtij samiti ishte ndërlidhja”, tha Ahmetaj.

Nga ana e saj, ministrja Milajloviç shprehu solidaritetin për personat e prekur nga përmbytjet.

Ndërsa sa i takon bashkëpunimit, Milajloviç theksoi se Shqipëria dhe Serbia duan të ecin përpara në rrugën drejt integrimit.

Top Channel