Nishani viziton zonat e goditura nga vërshimi i ujrave

05/02/2015 00:00

Ndalesa në Hoxharë, një nga fshatrat e prekur nga përmbytjet në zonen e
Fierit, nuk ishte e përfshirë në axhendën e takimeve të Presidentit të
Republikës.

Presidenti duhet te kalonte ne Hoxhare per te shkuar me ne jug te permbytjeve, por banoret kane bllokuar rrugen, sapo kane mesuar se andej do te kalonte Presidenti.Arsyeja ishte se ata donin qe nje autoritet i larte te degjonte cfare problemesh kishin nga permbytja, sepse, siç u shprehen banoret, mbeshtetja dhe ndihma nga autoritetet ishte pothuajse inekzistente. Të njejten akuze banoret ia bene prefektit edhe pas mberritjes se tij ne vendin ku presidenti Nishani kishte ndaluar per te takuar banoret e Hoxhares, te prekur nga permbytjet

Nje dite perpara kesaj proteste te vogel, Top Channel ishte ne Hoxhare dhe u be deshmitar sesi ndaheshin dhe sa ndihma jepeshin ne kete fshat per banoret.

Perveç pamjaftueshmerise se dukshme te ndihmave, mungeses se organizimit ne shperndarjen e tyre, shpenzimeve per ruajtjen e furgonit te ndihmave nga 2 makina policie, ajo qe bie ne sy eshte se shperndarja eshte rastesore dhe pa asnje procesverbal.

Pas ikjes se presidentit nga Hoxhara, ne fshat kane mberritur makinat e ushtrise, qe shperndanin ndihma me sasi me te medha, por serish, ne menyre spontane. Me heret, presidenti Nishani kishte vizituar nje nga zonat me te prekura nga permbytjet, ne Fier, fshatin Darzeze. Ankesat e banoreve nuk ishin shume te ndryshme nga ata te Hoxhares. 2500 ha jane ende te permbytura ne Darzezë dhe banoret kerkojne ndihme nga shteti.

Edhe pse raportet zyrtare qe iu bene Presidentit te Republikes flisnin per masat e marra, kreu i shtetit, me nje gjuhe te moderuar, kerkoi bashkepunimin e te gjitheve, qe masat te jene efikase.

“Kalimi i këtij momenti kërkon anagazhim përtej solidaritetit. Institucionet shtetërore, në bashkëpunim me autoritetet lokale të ndërhyjnë në mënyrë efikase”, tha Nishani.

Presidenti Nishani u kerkoi Banoreve te bashkepunojne me autoritetet qedrore dhe lokale per te zvogeluar demet e permbytjes dhe sistemimin e zones sa me shpejt te jete e mundur.

Top Channel