Ekipet mjekësore, masa për kafshët e ngordhura

05/02/2015 00:00

Në zonën e përmbytjes kanë mbërritur ekipet mjekesore, specialistë të
higjienës për të marrë masat për parandalimin e problemeve që mund të
shkaktohen nga kafshët e ngordhura.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja deklaroi se çfare masash do të merren.

“Me autoritetet dhe specialistët e Institutit të Shëndetëtit Publik po ndjekim nga afër të gjithë zinxhirët e mundshëm të transmetimit të sëmundjeve. Për fat të mirë nuk kemi asnjë rast të konstatuar. Kemi marrë masat për të filluar furnizimin e nevojshëm me klor për të bërë dezinfektimin e nevojshëm dhe ndërkohë bashkëpunojmë me Shërbimin Veterinar dhe do të bëjmë groposojen e bagëtive të ngordhura. Kemi shpërndarë një manual që çdo kryetar i njësie vendore të ketë parasysh procedurat e groposjes së bagëtive”, tha Beqaj.

Top Channel