Yje që kanë mbetur trokë

05/02/2015 00:00

Paratë shkojnë dhe vijnë. Është e lehtë për yjet e kinemasë dhe televizionit të fitojnë miliona dollarë, por disa prej tyre kanë shpenzuar më shumë nga sa kishin dhe tani kanë mbetur trokë. Ja cilët janë 5 kryesorët:

MC Hammer bëri histori në hip-hop, por jo vetëm për muzikën. Në vitin 1991 ai kishte fituar mbi 33 milionë dollarë, 30 prej të cilave i shpenzoi për një pronë të madhe me salla bowling-u, një garazh për 17 makina, dhjetëra makina luksoze, avionë dhe një shtëpi diskografike. Për të mos harruar këtu stafin e tij, që ishte ndër më të mëdhenjtë mes yjeve të muzikës. Por të gjitha këto pasuri, për shkak të kostove të mirëmbajtjes, u shembën si të ishin një kështjellë prej letre dhe sot këngëtari ndodhet trokë.

Në vitin 2007 Chris Tucker u bë aktori më i paguar i Hollivudit falë çekut 25-milionë dollarësh që mori për të performuar në “Rush Hour 3”. Tre vjet më vonë, Zyra e Taksave trokiti në derën e tij për 11 milionë dollarë detyrime të papaguara ndaj shtetit. Këtu filloi dhe disheza e aktorit që u detyrua të shiste tre prona, dy në Florida dhe një në LA, për të shlyer detyrimet ndaj Xhaxha Semit, siç i referohen ndryshe amerikanët presidentit të vendit të tyre.

Wesley Snipes u afirmua si një prej aktorëve më të mirë me ngjyrë të zhanrit aksion në Hollivud. Por edhe pse fitoi shuma të mëdha, të gjithë ne mësuam për falimentimin e tij në vitin 2006. Edhe pse nuk dihet se si i ka shpenzuar paratë, ajo që dihet është fakti se aktori nuk i paguante taksat shtetit pasi të njëjtin vit ai u akuzua për evazion fiskal. Edhe pse zotëronte 12 milionë dollarë, Snipes nuk i pagoi taksat për 6 vjet, krim për të cilin ai u dënua me 3 vjet burg. Kur doli nga qelia, për t’i ardhur në ndihmë miku i tij Sylvester Stallone i ofroi një rol në “The Expendables 3”.

Askush nuk mund të vërë në dyshim talentin e Toni Braxton. Këngëtarja legjendare e zhanrit R&B ka shitur mbi 40 milionë albume në mbarë botën, por pavarësisht kësaj ra dy herë në humnerën e falimentimit. Hera e parë ndodhi në vitin 1998 për shkak të një kontrate të njëanshme me kompaninë “LaFace Records”, ndërsa hera e dytë kur ylli i “Unbreak My Heart” u detyrua të shiste rezidencën e saj super-luksoze në Las Vegas pasi u diagnostikua me lupus në lëkurë.

Gary Dourdan. Aktori i lindur në Filadelfia ka luajtur në tetë sezone të serialit të suksesshëm policor “CSI: Las Vegas”. Por edhe pse kishte arkëtuar 1.8 milion dollarë në asete, shumë modeste krahasuar me yjet e sipërpërmendura, në vitin 2012 ai shpalli falimentimin duke deklaruar se të ardhurat e tij mujore ishin vetëm 321 dollarë dhe se u detyrohej 1.73 milionë huadhënësve.

Top Channel