Mbreti jordanez, në avion kundër ISIS

05/02/2015 00:00

Ekzekutimi i tmerrshëm i togerit 26-vjeçar te aviacionit, Muas al
Kasasbeh, ka ngjallur indinjatë aq të madhe në Jordani sa kënaqësinë e
shpagimit ndaj ISIS-it, mbreti Abdullah mund ta kërkojë në terren
personalisht.

Disa raporte ne mediat arabe tregojne se Monarku, edhe vete nje pilot teper i zoti, ka gjasa te marre pjese ne bombardimin ajror te pozicioneve te ekstremisteve. Te tilla pretendime vijne pak pasi ish-gjenerali u tha anetareve te Kongresit Amerikan se ishte i gatshem per hakmarrje te pameshirshme ndaj ushtrise se terrorit per vrasjen brutale te Kasasbehut, i cili u dogj i gjalle.

Mbreti i Jordanise edhe ka cituar nje personazh te Clint Eastwood-it qe thote: “Po doli ndonje horr qe guxon te me qelloje, do vras jo vetem ate, po do i vras edhe gruan e shoket dhe do ia djeg nga themelet ate dreq shtepie”. Duke iu referuar vizites se monarkut ne Shtetet e Bashkuara dhe deklaratave te bera prej tij, ligjvenesi republikan Duncan Hunter tha per ‘Washington Examiner’ se Abdullah eshte zotuar per nje ndeshkim qe ISIS-i s`e ka pare kurre ndonjehere.

“Eshte teper i zemeruar,- rrefen Hunter. – Ka nisur mobilizimin e thote se i vetmi problem qe mund te hase gjate rruges, do te jete qe do te mbetet pa karburant e pa municion, sepse do godase deri ne plumbin e fundit”.

“Eshte gati per lufte, tamam ashtu siç ishim ne pas 11 shtatorit”, shton ligjvenesi amerikan.

Vrasja e tmerrshme e Kasasbeh-ut ngjalli reagime te ashpra ne mbare boten, aq edhe vete Al Kaeda e cilesoi si te papranueshme, ndersa kleriku mjaft ne ze musliman, sheiku i madh Ahmed al Tayjip i universitetit te Kajros, deklaroi se personat pergjegjes per kete akt çnjerezor duhet te vriten, te kryqezohen apo t`i shkulen gjymtyret.

Top Channel