AKU, masa për parandalimin e abuzimeve me kafshët e ngordhura

05/02/2015 00:00

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka marrë masa për parandalimin e abuzimit me kafshët e ngordhura nga përmbytjet.

Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Fier e Vlorë kanë hartuar një plan masash për parandalimin e abuzimit me këto kafshë e shpendë.

Konkretisht, dy drejtoritë e AKU-së në fjalë, janë bërë pjesë e postblloqeve të ngritura nga policia e shtetit, duke kontrolluar çdo automjet që del nga zonat e përmbytura dhe që mund të transportojë kafshë të ngordhura nga përmbytjet.

“Me qëllim parandalimin e çdo rasti të mundshëm abuzimi, inspektorët e AKU-së në Fier dhe Vlorë, përveç planit mujor të inspektimeve, të cilën e kanë punë të përditshme, janë bërë pjesë edhe e postblloqeve të policisë, si dhe grupeve tjera të punës, si Drejtori Bujqësie apo Inspektoriat Shtetëror Shëndetësor, me qëllim parandalimin e çdo mundësie abuzimi, të marrjes së kafshëve apo shpendëve të ngordhura, nga subekte apo individë e shitjet e tyre si mish e nënprodukte të tij, apo përpunimin ne fabrikat e sallamit. Po ashtu, inspektorët e AKU, kanëkontrolluar edhe disa subjekte të mëdha e të vogla të përpunimit të mishit e prodhimeve të nënprodukteve të tij”, thanë për mediar, Drejtori i AKU-së në Fier, Frederik Çuko dhe ai i Vlorës, Renato Banushaj. Sipas tyre, nuk është konstatuar asnjë rast abuzimi, ndërsa kontrollet e AKU-së dhe pjesmarja në postblloqet e policisë, do të vazhdojë, derisa të mos mbetet mbi sipërfaqe, asnjë kafshë apo shpend i ngordhur”, thuhet në njoftimin për media.

Top Channel