‘Fifty Shades of Grey’ ndalohet në Malajzi

05/02/2015 00:00

Është një nga filmat më të përfolur të vitit, por në Malajzi nuk do e kenë fatin të shijojnë ‘Fifty Shades of Grey’, pasi në këtë vend është konsideruar “i papërshtatshëm për t’u parë”.

Filmi i “nxehtë” duhej të shfaqej në 12 shkurt në kinematë e Malajzisë, por premiera e tij është anuluar. Sipas ‘The Star’, Bordi i Censurës nuk i ka dhënë certifikatën filmit me regji të Sam Taylor-Johnson.

Presidenti i këtij bordi, Abdul Halim Abdul Hamid, ka theksuar se përshtatja kinematografike e librit “best-seller” të E.L. James “është më shumë pornografi sesa film”.

“Bordi e mori vendimin pasi pa se filmi përmbante skena seksuale që nuk janë normale. Ka përmbajtje sadiste. Shihet një femër e lidhur në shtrat dhe që goditet me kamzhik”, shtoi Hamid.

Top Channel