Duke parë kreativitetin që ka me frutat, është e qartë që Stephan Brusche nuk është këshilluar nga prindërit që të mos luajë me ushqimin kur ka qenë i vogël.

37-vjeçari arrin të shndërrojë bananet në personazhe ikonikë si Marilyn Monroe, Homer Simpson ose si kafshë të ndryshme.

Punët e tij ai i poston në Instagram dhe deri tani ka fituar plot 15 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

“Është shumë bukur të vizatosh në lëkurë bananeje. Një ditë doja të postoja diçka në Instagram dhe nuk dija se çfarë. U frymëzova nga një banane që kisha afër dhe vizatova një fytyrë. Doli shumë bukur. Që nga ajo ditë nisa të krijoja”, thotë Stephan.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel