“Nuk ka vdekur! Ai po mediton”

05/01/2015 00:00

Javën e kaluar në Mongoli u zbulua një murg budist në gjendje të mumifikuar dhe në pozicion meditimi.

Zbulimi ka habitur grupin e personave që e gjetën atë. Sipas tyre murgu ka jetuar rreth një shekull më parë. Ai ka vdekur duke medituar dhe më pas është mumifikuar.

Por për klerikët më të zëshëm të budizmit, murgu në fjalë nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe ende duke medituar.

Barry Kerzin, një fizikant i udhëheqësit shpirtëror tibetian, Dalai Lama tha për “Siberian Times” se murgu nuk ka vdekur.

“Ai është në një fazë të rrallë të meditimit të quajtur tukdam. Nëse vazhdon të qendrojë në gjendje meditimi ai mund të bëhet një Buda”, thotë Kerzin.

Murgu ishte vjedhur nga një person me shpresën se do ta shiste për një shumë të konsiderueshme parash në tregun e zi. Por para se ta bënte këtë ai u arrestua nga policia mongoleze, ndërsa murgu i mumifikuar u transportuar në Qendrën Kombëtare të Ekspertizës Mjeko-ligjore ku studiuesit do të përpiqen të kuptojnë përse-në e ruajtjes në gjendje kaq të mirë të trupit të tij.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel