Nikolla: Të mos ndërpritet shkolla

05/02/2015 00:00

Në zonat e përmbytura ishte edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e
cila kërkoi vijimin e procesit mësimor, aty ku është e mundur, për të
mos krijuar boshllëqe tek nxënësit.

“Inspektuam disa dy shkolla dhe kopshte të zonave të përmbytura. Të dy shkollat janë të hapura, stafi pedagogjik është në krye të detyrës, ka bërë të gjithë pastrimin e nevojshëm. Kopshti ka probleme serioze, jo vetëm nga përmbytja, por edhe për shkak të mosinvestimit prej vitesh. Ky rast është i vlefshëm për t’u premtuar qytetarëve se do të kenë një kopsht të rikonstruktuar”, tha Nikolla.

Top Channel