Përmbytjet, pasojë edhe e dëmtimit të mjedisit

05/02/2015 00:00

Prerja e pyjeve, gërryerja pa asnjë kriter i shtretërve të lumenjve edhe
pse është e ndaluar, si dhe mungesa e investimeve në argjinatura, ka
bere që në këto ditë një pjesë e madhe e banorëve të vendit të përballen
me vështirësi të medha si pasojë e përmbytjeve dhe erozioneve.

Ministri i Bujqesise Edmond Panariti, tha se vendi kerkon nderhyrja te medha. Nuk mund te lejohen me ndertime apo banesa prane lumenjve, dhe duhet te nderhyhet per te ndalur abuzimet e tejzgjatura me shtreterit e lumenjve.

“Ne kemi lumenj pa argjinatura, pjesën më të madhe, lumenj që dalin nga shtrati, sa herë që kemi shira edhe pak mbi nivelin mesatar. Ne duhet të largojmë ndërhyrjet që bëjnë firmat e ndryshme të ndërtimi, në shtretërit e tyre, duke marrë zhavorrin. E kemi ndaluar këtë punë, por është problemi se sa implementojmë. Ne duhet t’i veshim lumenjtë, ne kemi Drinin, Vjosën e Shkumbinin që janë të rrëmbyer dhe këtu ne duhet të përqendrohemi”, tha ministri i Bujqësisë, Panariti.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka lancoi projektin prej 23 milionë dollarësh, i cili do te zbatohet gjate pese viteve te ardhshme ne gjithe vendin e do te ndihmoje edhe ne krijimin e nje kadastre te plote te pyjeve dhe te kullotave.

“Projekti prej 7milionë euro konsiston në disa fusha, 3.9 milionë euro, të cilat shkojnë për regjistrimin e pyjeve dhe kullotave. Ky regjistrim siguron dhe atë që mund të konsiderohet si certifikata e pronësisë për pyjet dhe kullotat shqiptare. Pas këtyre dy viteve në vazhdim, më në fund do të flasim me shifra konkrete dhe reale, se sa sipërfaqë pyjesh kemi, ku janë, cila është gjendja e tyre, duke i dhënë kështu fund amullisë dhe abuzimit me të dhënat e sipërfaqeve ujore dhe kullotave”, tha Koka.

Projekti i Sherbimeve mjedisore do te zbatohen nga Ministria e Mjedisit ne bashkepunim me Banken Boterore dhe programin SIDA.

Top Channel