Milan, prezantohen lojtarët e rinj

05/02/2015 00:00

Milani ka prezantuar 5 lojtarët e rinj të afruar në skuadër gjatë merkatos së janarit. Destro, Bocchetti, Suso, Paletta dhe Antonelli janë prezantuar para mediave në Milanello pasditen e së enjtes.

“Kam 29 vite te Milani dhe ende nuk arrij ta kuptoj këtë skuadër. Pas fitores me Realin, menduam se ishim në ngritje. Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi në janar. Në dhjetor mundëm Napolin dhe ishim 2 pikë larg vendit të tretë, më pas ndodhi ajo që ndodhi“, tha Adriano Galliani.

Administratori i deleguar i kuqezinjve sqaroi se afrimi i kaq shumë lojtarëve është bërë si pasojë e dëmtimeve që kanë prekur ekipin: “Kundër Juves do të kemi 10 lojtarë të dëmtuar dhe 2 të skualifikuar. Për këtë arsye blemë kaq shumë.“

Më tej, Galliani shtoi: “Këta 5 futbollistë i kërkonim me ngulm dhe nuk është rastësi që janë të gjithë italianë (përveç spanjollit Suso). Kështu donte presidenti Berlusconi.“

Top Channel