Genti Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë

05/02/2015 00:00

Banka e Shqipërisë do të drejtohet nga një Guvernator i votuar nga e majta dhe e djathta së bashku.

Genti Sejko është votuar në krye të Bankës së Shqipërisë me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, në një votim të fshehtë që nuk u shoqërua me asnjë debat.

Votimi për emrin e propozuar nga Presidenti i Republikës, ashtu siç pritej nuk u shoqërua me asnjë surprizë, pasi Genti Sejko mori mbështetjen e të dyja palëve edhe në Komisionin e Ekonomisë kur u zhvillua seanca dëgjimore.

Genti Sejko merr detyrën pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, qe u pasua me shkarkimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit. Për këtë shkak në detyrat që Sejko ka paraqitur si synim të tij, kthimi i besimit tek institucioni dhe rritjen e transparencës tek Banka e Shqipërisë.

Top Channel