Banda e drogës në Britani, 21 të arrestuar, shumica shqiptarë

05/02/2015 00:00

Pas një investigimi 8-mujor, forcat e policisë në Britaninë e Madhe, arritën të shkatërronin një bandë droge, e shtrirë në Manchester, Salford dhe Trafford. Policia ka arrestuar 21 persona, shumica prej të cilëve janë shqiptarë.

Gjatë kërkimeve të policisë që në orët e para të ditës së enjte, u konfiskuan një kilogram kokainë me një vlerë 100 mije paund, po ashtu 2 arme zjarri, nje silenciator si edhe 30 mijë paund të paketuara.

Ndërmjet të arrestuarve ishin edhe 3 gra, identiteti i të cilave nuk bëhet ende i ditur.

Komandant i divizionit për Manchester-in inkurajoi çdo person që kishte ndonjë informacion më tepër për trafikun e drogës, që të bashkëpunojë me policinë. Ai shtoi se kokaina është një nga drogat më të përdorura në Britaninë e Madhe kështu që ky operacion nuk ishte ndonjë befasi e madhe për ta.

Top Channel