Gana në finale të Kupës së Afrikës mes skenave të turpshme të tifozëve

05/02/2015 00:00

Finalja e Kupës së Afrikës do të diskutohet mes Bregut të Fildishtë dhe Ganës, e cila u kualifikua pas një fitore 3-0 me Guinenë, ndërkohë Bregu mposhti një ditë më parë Kongon 3-1.

Gana nuk e pati aspak të vështirë ndaj Guinesë duke shënuar tre herë, por vetëm pak minuta para përfundimit kjo ndeshje u ndërpre për gati 30 minuta.

Tifozët e Guinesë, të irrituar pas shënimit të golit të tretë nga ganezët, nisën të gjuanin me sende të fortë fansat kundërshtarë, ndërsa policia hapi dyert e fushës për tifozët e Ganës dhe u desh jo pak kohë e madje dhe ndërhyrja e një helikopteri, që situata të normalizohej.

Pas qetësimit të situatës, lojtarët u rikthyen fushës së blertë për të luajtur edhe 3 minutat e shtesës, të cilat ishin tashmë një formalitet, me Ganën të kualifikuar për në finale.

Fituesja e Kupës së Afrikës do të përcaktohet ditën e diel në orën 20:00.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel