Përmbytjet, situata e rënduar në fshatrat e Fierit, uji ende nuk është larguar

06/02/2015 00:00

Gazetari i Top Channel, Sokol Bregu ka raportuar nga fshati Darzezë i Fierit, duke thënë se situata në këtë fshat vazhdon të mbetet e rënduar, pasi uji ende nuk është larguar.

Dëmtimi më i rëndë për këto zona ishte në bujqësi dhe në blegtori. Problemi kryesor për familjet mbetet baza ushqimore e bagëtive. Banorët e fshatit Darzezë kanë kërkuar gjatë ditës së enjte në vizitën e Presidentit dhe të Kryeministrit bazën ushqimore për bagëtitë e tyre.

Gazetari i Top Channel është shprehur se nuk ka ndonjë shkas për ndonjë epidemi, pasi gjendja sanitare është e mirë.Të gjitha kafshët që kishin ngordhur janë groposur nga ekspertët.

Top Channel