Kinë, 17 të vdekur pas një zjarri në një magazinë

06/02/2015 00:00

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur, pasi një zjarr i madh përfshiu një magazinë në Kinë.

Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në katin e katërt të një magazine, e cila shërbente si treg në qarkun Huidong, në provincën jugore të Guangdong.

U deshën më shumë se 6 orë që zjarrfikësit të vinin nën kontroll flakët e mëdha. Ndërkohë që shkaqet e zjarri nuk janë bërë të ditura ende.

Ekonomia kineze renditet e dyta në botë, por fatkeqësitë në vendin e punës janë shumë të larta. Punëtorët shprehen se trajtohen keqe në punë, ndërsa siguria është në nivelet më të ulëta.

Një zjarr i rënë në një thertore në qershor të 2013-ës i mori jetën më shumë se 120 personave në provincën Jilin.

Top Channel