Kurbin, lumi merr me vete furgonin me nxënës

06/01/2015 00:00

Një furgon me pasagjerë, disa prej të cilëve nxënës që po shkonin në shkollë, është rrëmbyer mëngjesin e sotëm nga rrjedha e lumit në fshatin Skuraj, në Kurbin.

Ka qenë ndërhyrja e banorëve ajo që ka shpëtuar pasagjerët e furgonit duke i nxjerrë nga uji, ndërkohë që mjeti ka mbetur në ujë.

Banorët e fshatit Skuraj kalojnë lumin me anë të një ure të vogël pasi ura e madhe që lidhte dy anët e lumit është shkatërruar para disa muajsh.

Top Channel