Kryqi i Kuq, ndihma për familjet në Urën Vajgurore

06/02/2015 00:00

Kryqi i Kuq në Berat është gjetur shumë shpejt pranë familjeve që u përfshinë nga dalja nga shtrati i lumit Osum, duke ofruar ndihma me qëllim përballim e situatës së krijuar.

Ditën e enjte ka shpërndarë ushqime dhe veshje për 30 familjet që ju përmbytën banesat, ndërkohë që shumë shpejt do të ketë ndihma dhe për familjet e tjera.

Shpërndarja e ndihmave është bërë në Bashkinë e Urës Vajgurore, ku kryetari i Bashkisë, Syrja Ormëni, u shpreh se në këto ditë të vështira të gjithëve banorëve po u gjenden pranë institucione, organizata dhe individë.

Tatjana Toska, sekretare e degës së Kryqit të Kuq, u shpreh se do të jetë një tjetër fushatë shpërndarëse ndihmash që bëhet e mundur falë bizneseve të këtij qyteti.

Top Channel