Pogradec, përroi mbyt gruan në Verdovë

06/02/2015 00:00

Një 38-vjeçare nga Pogradeci ka humbur jetën, pasi eshte rrembyer nga ujrat e lumit te fshatit Verdovë

Mengjesin e se premtes lumi shkaktoi nje tragjedi, duke i marre jeten 38-vjeçares Monika Abrashi. Ngjarja ndodhi rreth ores 9, gruaja ishte ne banesen e saj kur ndjeu vershimin e ujrave qe kishin hyre ne oborrin e shtepise duke hedhur ne toke porten dhe murin rrethues.

Gruaja ka nxituar qe te shpetonte ç’te mundte ne oborr, por rrjedha e forte e ka rrembyer te ndjeren me gjithe orendite. Familjaret kerkuan ndihmen e fqinjeve e me pas i telefonuan policise, e cila nisi kerkimin per gruan e zhdukur. Pas disa oresh trupi eshte gjetur rreth 30 metra ne thellesi te ujit te liqenit te Ohrit. Rrjedhja e ka transportuar te ndjeren per 5 kilometra.

Nderkohe familjaret e saj thone se lumi ka qene gjithmone problematik dhe asnjehere nuk eshte sistemuar. Edhe prefekti i qarkut të Korçës tregon se situata është vështiresuar nga përmbytjet.

Çdo dimer dhe periudhe me reshje banoret e verdoves problem kryesor kane vershimin e ujrave mbi te cilin kalojnë vetëm në disa pasarela dhe ura të improvizuara duke rrezikuar jeten.

Në familjen Abrashi u ndal për të shprehur ngushëllime dhe zotimin e qeverisë për banorët e goditur nga vërshimi i përroit për një dëmshpërblim të drejtë dhe real.

“Kam ardhur së bashku me deputetët e Qarkut të Korçës, me kryetarin e komunës dhe prefektin për të ndarë dhimbjen me familjen Abrashi. Jemi këtu për të paralajmëruar banorët për të qenë të vëmendshëm dhe për t’u përgatitur pas pak ditësh të rehabilitojmë të gjithë dëmet e shkaktuara, të gjendemi pranë familjeve që kanë nevojë për ndihmë humanitare. Qeveria do të marrë përsipër një kompensim të drejtë dhe real për të gjitha dëmet”, tha zv.Kryeministri Peleshi.

Gjatë pasdites nuk ka munguar edhe interesi i opozitës për familjen, me nënkryetarin e PD, Edmond Spaho që vizitoi dhe takoi të afërmit e viktimës, duke u premtuar atyre mbështetje. Zoti Spaho përsëriti edhe një herë apelin e opozitës dhe të kryetarit Basha që qeveria të jetë më e përgjegjshme në këtë situatë alarmante dhe se kryeministri duhet të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës civile.

“Sot patëm një viktimë nga përkeqësimi i menjëhershëm i motit në një zonë e cila nuk është në hartën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin. Ne kemi insistuar që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile, sepse ju e kuptoni që me këtë përkeqësim të motit, situata është skandaloze dhe problematike në rrethet e Fierit, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës. Shtabet vendore aty nuk janë në gjendje, nuk kanë burime materiale, logjistike dhe mjete financiare që të mund të përballojnë gjithë këtë problematikë të shkaktuar në një javë. Qeveria të braktisë show-n mediatik se e ka gjithçka nën kontroll, pasi në kontroll nuk ka as oborrin e kryeministrisë. Ti lërë fjalët e ti përvishet punës, pasi këta banorë po heqin pikën e zezë”, deklaroi Spaho.

Top Channel