Kalaja e Dodës, rrugët problematike, mungon energjia

06/02/2015 00:00

Ulja e temperaturave e shoqëruar me reshje dëbore ka sjellë mjaft probleme në rrugë dhe energji elektrike në rrethin e Dibrës.

Probleme në lëvizjen e automjeteve ka pasur në disa komuna, ku si pasojë e trashësisë së dëborës ka pasur fshatra të bllokuar në Kalanë e Dodës, Lurë dhe Sllovë në rrethin e Peshkopisë, ku trashësia e dëborës ka arritur në 1.5 metra. Përveç problemeve me rrugët rurale të këtyre fshatrave, problematike ka qenë ajo e mungesës së energjisë elektrike, ku të paktën prej 4 ditësh banorët e 9 fshatrave në komunën Kala e Dodës vuajnë mungesën e energjisë elektrike si pasojë e rrëzimit të shtyllave.

Banorët shprehen se banorët e fshatrave të komunës Kala e Dodës prej ditësh ngelen të izoluar si pasojë e bllokimit të rrrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike.

Energjia elektrike dhe mungesa e një shërbimi të shpejtë mjekësor është shqetësimi kryesor i banorëve të zonës. Ndërkohë që në disa fshatra nuk funksionojnë as shkollat.

Top Channel