Daniel Craig ndrydh gjurin gjatë xhirimeve

06/02/2015 00:00

Daniel Craig është dëmtuar gjatë xhirimeve të filmit të ri të James Bond me titull ‘Spectre’.

Aktori 46-vjeçar, i cili luan rolin e agjentit 007, ka ndrydhur gjurin gjatë një skene aksioni të filmit që do të shfaqet për herë të parë në muajin nëntor të këtij viti.

Aksidenti i ndodhur në studiot Pinewood në Buckinghamshire ka shkaktuar frikë te producentët, pasi çdo vonesë i prish të gjithë axhendën e xhirimeve.

Gjithsesi, sipas ‘The Sun’, Craig do të rikthehet në punë ditën e shtunë.

Top Channel