Nishani: Më shumë përkushtim banorëve    

06/02/2015 00:00

Një ditë pasi u kthye nga takimi me banorë të zonave të përmbytura,
Presidenti i Republikës përpara mediave bëri një panoramë të detajuar të
situatës atje, por e paraqiti atë me tone të kujdesshme.

Vlerësoi marrjen e masave nga autoritetet për sigurimin e jetës së njerezve, por nxiti vijimin e ndihmes.

“Do të jetë e pajustifikuar nëse numri i bagëtive me të cilën ata kanë të lidhur jetën dhe ekonominë e tyre familjare dhe të komunitetit, të thellohet për shkak të mungesës së ushqimit”, tha Nishani.

Nxitja e presidentit per strukturat ishte marrja e masave te emergjences per nje situate qe ai tha se nuk eshte e zakonshme, por e la ne vullnetin si dhe pergjegjsine e qeverise, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme.

“Unë pashë se situata atje nuk ishte një situatë e zakonshme dhe kjo ishte evidente. Nëse unë do të kisha një obligim dhe një detyrim kushtetues dhe ligjor për të vendosur, të jeni të sigurt që unë do të merrja një vendim i cili do të t’u shkonte gjithmonë në favor situatës së qytetarëve, do t’u shkonte në favor edhe në mënyrë më shumë se një angazhim, jetës së dhe pronës së qytetarëve. Por, kjo mbetet një e drejtë e qeverisë dhe gjithsecili prej nesh do të shohë dhe do të vlerësojë sesi institucionet përkatëse përgjegjëse do të përballojnë këtë situatë.

Ndersa ne një përgjigje tjetër, Presidenti e nenkuptoi nevojen e shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme, me i drejtperdrejte ishte argumenti qe perdori ne favor te kesaj mase kur tha se do te siguronte shtratin ligjor per ndihma financiare nga Brukseli.

“Natyrisht që unë shoh vështirësi që nëse nuk është baza ligjore e plotë dhe ajo ku mbështeten adresimet dhe kërkesat do të kemi një reagim pozitiv”, tha Nishani.

Kreu i shtetit nenvizoi nevojen per zgjidhje afatmesme per keto zona nen kercenimin e permbytjeve, sikunder vuri theksin tek veshtiresia e jeteses se tyre pas daljes nga situata e permbytjeve.

Top Channel