Përmbytjet, Rama kërkon mbështetjen e bankave

06/02/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama kërkon mbështetjen e bankave për kreditë që janë marrë nga banorët e zonave të përmbytura.

Në një takim që u zhvillua në Kryeministri, Rama bisedoi për këtë çështje me krerët e bankave të nivelit të dytë, ku ishin të pranishëm guvernatori i ri, si dhe drejtuesit e shoqërive të kursim-kreditit.

Më herët ishte ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili iu drejtua me një letër Bankës së Shqipërisë dhe bankave të tjera të nivelit të dytë, me kërkesën për t’u ardhur në ndihmë bizneseve dhe fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet e fundit në vend. Në letrën e tij, ministri Panariti parashtron një sërë kërkesash si: të pezullohen pagesat e kësteve të kredive, të hiqen penalitetet për vonesat në shlyerjen e detyrimeve dhe dhënia e mëtejshme e kredive për bizneset e sektorit bujqësor e ushqimor.

Top Channel