Mijëra grekë janë mbledhur në qender të Athinës në mbrëmjen e së enjtes
për të shprehur në një miting paqësor zemërimin e tyre mbi qëndrimin e
BQE dhe BE ndaj planeve ekonomike të Greqisë dhe për të mbështetur
Qeverinë e re në përpjekjet e saj.

Ne kete tubim i pari pas shume vitesh pro qeverise, merrnin pjese qytetare te shtresave te ndryshme,organizata politike,sindikata nga sektori shteteror dhe ai privat ,ndersa nuk ka pasur asnje force policore per ta mbikëqyrur.

Ka mjaftuar nje lajmerim ne rrjetet sociale per t’u mbledhur mijera qytetare jo vetem ne Athine, por edhe ne qytete e medha te vendit ne Selanik,Patra, Hania dhe Iraklio te Kretes.

“Vullneti dhe ajo qe deshirojne greket eshte te thone ‘Jo’ për masat shtrënguese te troikës. Nuk mundemi më”, thotë një qytetare e papunë.

Pjesëmarresit kane shprehur hapur indinjaten e tyre per vendimin e BQE, por edhe te politikave te Berlinit qe nuk aspirojne sipas tyre, ate per te cilen eshte krijuar BE, aleancen dhe solidaritetin per nje popull qe ka me shume se pese vjet qe paguan koston e krizes per te cilen ai nuk eshte fajtor.  

“Është hera e parë pas shume dekadash qe nje qeveri merr vendimin, jo me patjeter te konfrontohet,por te pakten te vendose “vijat e kuqe” dhe te thote qe populli nuk duron dot me, se duhet te behet nje perpjekje shumë serioze te clirohet nje komb i tere si dhe gjithe popujt e vendeve te Europes jugore, nga kjo e keqe qe imponon Gjermania ne keto momente. Jo e gjithe Gjermania, por kasta politike rreth zonjes Merkel”, thotë një mësues.

Qeveria greke qe ka perballuar oret e fundit mohimin e çdo perpjekje per nje ndryshim te programit te reformave te ashpra nga ana e Berlinit  dhe ndodhet aktualisht nen presionin e tregjeve nderkombetare , kerkon nje rrugedalje ne samitin e eurogrupit te merkuren e ardheshme.

Nje dite me vone, ne 12 shkurt ne samitin e larte te te vendeve anetare te BE do te shihet ne se Kryeminstri Tsipras do te nenshtrohet ndaj kerkesave te Gjermanise, apo me vazhdimesine e konfrontimit me partneret mund te shkaktoje te çaren e pare tronditese ne themelet e unionit.

Top Channel