Përmbytjet në Shqipëri, sinoptikanët grekë: Më e keqja, kaloi

06/02/2015 00:00

Duke ndjekur pasojat e përmbytjeve të lumenjve në jug të vendit tonë,
meteorologët greke pohojnë për Top Channel se e keqja më e madhe ka
kaluar, duke theksuar se ka qënë një implikim kushtesh atmosferike që
kanë shkaktuar prurje të jashtëzakonshme uji duke filluar që nga burimet
e lumit Vjosë në malet e Pindut në Greqi, prurje të cilat ishte e
pamundur të përballoheshin me çfarëdolloj mënyre.

“Personalisht besoj se ne cfaredo shtet te botes perendimore nuk mund te shmangeshin katastrofa te ketij lloji,nga keto fenomene ekstreme te motit. Flasim per nje “kembengulje” te kushteve atmosferike te keqia qe dhane dhe shume reshje bore dhe shiu si dhe luhatje te theksuara te temperaturave. Nuk ishte e mundur t’i shmangeshe kesaj gjendjeje, ky eshte mendimi im personal”, tha Sakis Arnaoutoglou, meteorolog.

Pasi ka shpjeguar situaten aktuale te diteve te fundit ,Sakis Arnaoutoglou, nje nga sinoptikanet me te njohur te Greqise vlereson se ne ditet e ardheshme nuk do te riperseriten fenomenet ekstreme te motit.

“Ajo qe ka luajtur nje rol te madh ne te gjithe kete gjendje  ishin luhatjet e medha te temperatures te cilat ishin shkak per shkrirjen e sasive te medha te bores, edhe ne lartesi te medha mbi 1300-1500 metra. Tani e tutje duket se gjendja permiresohet,po hyjme ne nje periudhe acari, ne keto zona te Pindos temperaturat do te ulen deri ne -15 grade C,flasim per lartesite mbi 800-1000 metra,do te kemi pak reshje bore, por nuk duket se do te kemi nje shkrirje te menjehershme te bores dhe do te kemi periudha te gjata me diell te pakten per nje dhjete ditesh, siç thame pas disa reshjeve te bores ne dite e fundit dhe acarit, keshtu qe fenomenet qe shkaktojne permbytjet  nuk duket te rikthehen te pakten per kete periudhe kohore”, thotë Arnaoutoglou.

Eshte fakt pohojne sinoptikanet qe ne baze te statistikave reshjet e  diteve te fundit  kane qene te barabarta me sasine e shiut ne gjashte muaj te stineve te vjeshtes dhe te dimrit ne zonat e Epirit nga Janina , ne Euritani, Fthiotidha e deri ne Etoalakarnani, nje fenomen qe per here te fundit ka ndodhur gjate fillimit te shekullit te ri.

Por ajo qe ka karakterizohet, si diçka e pazakonte edhe nga organet vendore te komunave Konice dhe Pogon me te cilat ka komunikuar Top Channel dhe qe konsiderohet shkaku kryesor qe shkaktoi permbytjet ne Greqi dhe me pas edhe ne zonat jugore te Shqiperise, ishin temperaturat e larta qe bene te mundur shkrirjen e sasive te medha te bores ne gjithe vargmalet nga ate cilat burojne lumenjte e ketyre zonave.

Top Channel