Rusi, shtëpia publike ku punonin vetëm femra të martuara

06/02/2015 00:00

Një shtëpi publike që punësonte vetëm gra të martuara për kënaqësinë e klientëve të pasur të cilët kërkonin të shkonin me bashkëshorten e dikujt tjetër, është zbuluar nga policia ruse.

Femrat paguheshin 300 $ në orë për shërbimet e tyre në këtë shtëpi publike, një çmim gjashtë herë më i lartë se normalja. Kusht për punësimin ishte martesa dhe kjo vërtetohej nëpërmjet certifikatës së martesës.

Tashmë, policia është në kërkim të menaxheres që njihet vetëm me emrin “Mamma”, e cila arriti të largohej gjatë operacionit policor.

Zëdhënësja e policisë, Margarita Maslova, tha: “Një apartament me 7 dhoma ishte kthyer në një shtëpi publike ku punonin vetëm prostituta të martuara. Kemi arrestuar 11 persona, por ajo që e drejtonte biznesin arriti të arratisej.”

Prostitutat do të ndëshkohen vetëm me 30 $ gjobë nga policia, por do të kenë shumë për të shpjeguar te bashkëshortët e tyre.

Top Channel