Kevin James rikthehet me ‘Paul Blart: Mall Cop 2’

06/02/2015 00:00

Pati një sukses të papritur në “box office” me filmin e vitit 2009 ‘Paul Blart: Mall Cop’ duke grumbulluar 146 milionë dollarë dhe tani Kevin James rikthehet sërish me pjesën e dytë të këtij filmi.

Në trailerin e ‘Paul Blart: Mall Cop 2’ të publikuar të enjten, aktori 49-vjeçar rishihet në rolin e rojes së qendrës tregtare.

Në këtë film interpretojnë gjithashtu Molly Shannon, Neal McDonough, Daniella Alonso, David Henrie dhe Loni Love.

Regjisori i ‘Paul Blart: Mall Cop 2’ është Andy Fickman. Filmi do të shfaqet për herë të parë në prill të këtij viti.

Top Channel