Tjetër problem për Realin, Sergio Ramos 5-6 javë mungesë

06/02/2015 00:00

Sergio Ramos do të qëndrojë pa luajtur për 5-6 javët e ardhshme pasi ka pësuar një “tërheqje në muskujt e kofshës së majtë”, sipas raportit mjekësor të publikuar nga Real Madrid paraditen e sotme.

Rezultati i vizitave ka treguar se qendërmbrojtësi spanjoll ka një dëmtim jo të lehtë dhe ka rënë poshtë parashikimi i mëparshëm për vetëm 3 javë mungesë.

Futbollisti i madrilenëve mund të kthehet të luajë sërish vetëm në ndeshjen e 21 marsit, kur Reali do të përballet me Barcelonën.

Kështu, pas dëmtimit të James Rodriguez, i cili u operua dje pas thyerjes së gishtit të vogël të këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë dy muaj jashtë, trajneri Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë edhe pa Sergio Ramos.

Top Channel