U-21, shorti i Kampionatit Europian

06/02/2015 00:00

Trajneri i kombëtares U-21, Skënder Gega, e vlerësoi si të vështirë, por jo të pakalueshëm shortin e kampionatit europian “Euro 207” për këtë moshë, ku Shqipëria do të përballet me Portugalinë, Izraelin, Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtejnin.

Tekniku i përfaqësueses Shpresa theksoi se ai dhe lojtarët e tij do të vlerësojnë në maksimum çdo ndeshje dhe kundërshtar.

Gjatë prezantimit të grupit të futbollistëve kandidatë për këtë eleminatore, Gega pohoi se është në fazën e fundit të formimit të grupit. Gega deklaroi se me lojtarët e kampionateve shqiptare do të zhvillohet shumë shpejt një grumbullim 3-ditor, ndërkohë që sipas tij në sfidën e parë përballë Lihtenshtejnit do të grumbullohen lojtarët që kanë formën më të mirë.

Top Channel