Protesta për rrugën në Gjinar. Banorët: Nuk na dëgjoi askush për dy vite

06/02/2015 00:00

Tre ditë më parë u njoftua për shembjen e aksit rrugor Elbasan-Gjinar si
pasojë e rrëshkitjeve të tokës. Banorët e zonës gjetën si zgjidhje të
kalonin nga njera anë e rruges në tjetrën në këmbë duke përshkuar 5
kilometra. Sot, kjo pjese e rrugës nuk kalohet as në këmbë.

Pushteti vendor, specialiste te emergjencave civile dhe specialiste te Autoritetit Kombetar te Rrugeve kane pare mundesine e nje devijimi provizor te ketij aksi rrugor, por kjo zgjidhje eshte kundershtuar nga banoret.

“Ne si banorë kërkojmë që të rivendoset sa më të parë rruga me të cilën ne mund të lëvizim, pasi izolimi është si për fëmijët e shkollave, ashtu edhe për personat që punojnë apo duan të shkojnë nga njëri qytet apo fshat në tjetrin”, thotë një banor.

“Inxhinierët mund të flasin se si mund të zgjidhet situata. Unë si kryetar i Komunës kërkoj zgjidhje të këtij problemi, pasi banorët janë tepër të shqetësuar”, thotë Kristaq Shqau, kryetar i komunës së Gjinarit.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel Drejtori i Autoritetit Kombetar te Rrugeve Dashamir Gjika u shpreh se zgjidhja qe propozojne banoret eshte e pamundur per shkak te rreshkitshmerise se terrenit.

Sipas tij specilistet vleresojne se nderhyrja ne kete pjese do te shkaktonte shembjen e te gjithe kodres. Ne lidhje me shembjen e ketij aksi rrugor te ndertuar pak kohe me pare Gjika tha se ne ate kohe eshte perdorur nje buxhet shume i vogel dhe nuk eshte studiuar terreni per rrezikshmerine qe paraqiste.

Top Channel