Shpërblimi i fundvitit? Një natë me aktoren e filmave pornografikë

06/02/2015 00:00

Kompani të ndryshme zgjedhin forma të ndryshme shpërblimi për punonjësit e tyre me rastin e festave, por gjetja e një kompanie kineze është krejtësisht e veçantë.

Kompania “Qihoo 360”, që ofron shërbimet të ndryshme në internet, kryesisht në fushën e sigurisë së lundrimit mendoi diçka tjetër. Për tre punonjësit më të dalluar, kompania njoftoi tre bonuse me rastin e Vitit të Ri kinez.

Dy bonuset e para janë normale, një udhëtim në Bali dhe një makinë Porsche. Gjetja është tek bonusi i tretë; një natë me aktoren e filmave për të rritur Julia, e njohur për publikun adult kinez.

Lajmi ‘ka marrë dhenë’ në faqe të ndryshme të internetit në Kinë, ndërkohë që si aktorja e filmave pornografikë, ashtu edhe vetë kompania që përflitet për dhënien e një bonusi të tillë as kanë mohuar dhe as kanë pohuar këtë lajm.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel