Parma pranë falimentimit

06/02/2015 00:00

Kaosi në drejtimin e Parmës nuk ka fund. Shqiptari Rezart Taçi që për
mediat italiane bleu klubin nga Ghirardi në muajin dhjetor, e ka shitur
sërish atë.

Mediat nuk përmendin blerësit e rinj, por hamendësohet për një grup industrial lompard me lidhje të forta në Rusi.

Sipas tyre, Taçi dështoi në përmbyshjen e zotimeve që nënshkroi kur bleu klubin emilian, më i rëndësishmi prej të cilëve pagesa e rrogave të prapambetura.

Por përtej përfshirjes së shqiptarëve, kriza tek Parma duket se i ka rrënjët në vitin 2012. Në atë kohë klubi investoi në lojtarë të rinj me shpresën e nxjerrjes së talenteve nga shitja e të cilëve do të siguronin shuma të mëdha parash.

Në atë kohë u blenë plot 230 lojtarë, që Parma shpërndoi në gjithë Europën, kryesisht në Slloveni përmes binjakëzimit me një klub vendas. Në 2013 ky numër u ul në 130, ndërsa tani skuadra emiliane ndodhet pranë falimentimit.

Afati përfundimtar për pagesat e prapambetura të lojtarëve është vendosur data 15 shkurt, pas kësaj date, lojtarët (të paktën ata që kanë mbetur ende) do të largohen.

Klubi emilian u përpoq të siguronte disa të ardhura nga shitjet e nëntë lojtarëve në muajin janar, por shumat ishin qesharake. Mjafton të përmendet transferta e Pozzo-s, i larguar për 1 mijë euro.

Top Channel